Një aksident është regjistruar ne mesnate në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës.

Si pasoje e ketij aksidenti, dy persona që ndodheshin në automjete kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës per ndihme mjekesore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar, ndërsa shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në përplasjen e mjeteve.

Policia Rrugore shkoi në vendngjarje pak minuta pas aksidentit dhe nisi hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë dhe përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPËRIA MUND SAN MARINON, NJË PENALLTI NË MINUTËN E FUNDIT I JEP KUQEZINJVE VENDIN E PARË NË GRUP
Artikulli tjetërMERR FUND KRIZA POLITIKE NË KOSOVË, JUSTINA SHIROKA PULA ZGJIDHET PRESIDENTE ME 81 VOTA