Një person është aksidentuar për vakej dhe është braktisur në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në Tropojë, ku sipas Policisë Vendore, mësohet se, në aksin rrugor Cerrnice – Bajram Curri, në dalje të qytetit, është gjetur i vdekur Sh. B., 58 vjeç, që dyshohet se është goditur nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën të ditur se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 08. 11. 2018, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Cerrnice – Bajram Curri, në dalje të qytetit, është gjetur i vdekur shtetasi Sh. B., vjeç 58, që dyshohet se është goditur nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakTENTON VETVRASJE, 13-VJEÇARJA MERR MBIDOZE MEDIKAMENTESH
Artikulli tjetërRAMA : PO TË LINDËSH SOCIALIST, NUK KA ASGJË QË NUK DI