54-vjeçari Agron Puka i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e së mërkures në Rrilë të Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat.Ai u njoh me masen e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim që prej ditës kur ndodhi ngjarja.Në deklarimet e tij para, togave të zeza 54-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre përsona i kishin zënë pritë sapo la fëmijet në shkollë.Por pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata pranoi kërkesen e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshem arrestimin e Agron Pukës dhe vendosi ndaj tij masen sigurisë “Arrest në Burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, ku fillimisht u raportua për atentat me armë zjarri ndaj 54-vjeçarit Agron Puka i cili mbeti i plagosur. Por pas veprimeve të thelluara hetimore, rezultoj se dhe vetë shënjestra ka qëlluar në drejtim të tre autoreve të dyshuar të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Artikulli paraprakPRESIDENTI I EGJIPTIT: RINDËRTIMI I GAZËS DO TË KUSHTOJË MË SHUMË SE 90 MLD DOLLARË
Artikulli tjetërKRIJOHET DIASPORA SHQIPTARE NË GREQI, TAKIME ME POLITIKANË HELENË