Në Mars të 2019-ës nxënës të shkollave, pronarë të aktiviteteve të Oblikës i janë bashkuar nismës së Bashkisë Shkodër për pastrimin mbetjeve në shtratin e përroit në Oblikë. Aktiviteti u mbështet edhe nga GIZ në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perendimor”.

Ndërkohë kur kanë kaluar vetëm 4 muaj nga pastrimi I përroit atë e kanë mbuluar mbetjet e ndryshme e deri tek bimësia. Veç mbetjeve të zakonshme urbane, shtratin e tij po e zënë kafshë të ngordhura, Po ajo qe eshte me kryesorja, rrezikon te kthehet ne nje vater epidemie si burim semundjesh te ndryshme, qe rrezikojn shendetin e njerezve, ne veçanti per nxenesit e shkolles qe ndodhet prane ketij perroi.

Gjithashtu, nje mjedis i tille i ndotur demton edhe imazhin e kesaj zone piktoreske, pa harruar edhe faktin tjeter qe ka te beje me rrugen kryesore qe lidh Shkodren me Muriqanin dhe anasjelltas, nepër te cilën udhetojne qindra mijë turistë te huaj gjate gjithe vitit. Përroi po rrezikon që të bllokohet nga barishtet e shumta të cilat nuk janë pastruar nga prej kohësh, duke i dhënë një pamje të shëmtuar zonës .

Edhe pse përmbytjet në zonën e Anës së Malit janë një problem shumë shqetësues për banorët e zonës, akoma nuk është marrë asnjë masë për ta ndryshuar këtë situatë,Kështu në rast të mos pastrimit të tij deri në periudhën e shirave atëherë zona rrezikon që të përmbytet

 

 

Artikulli paraprakRIKONSTRUKSION I RRUGËS NË BËRDICË E SIPËRME
Artikulli tjetërPD: JA SI I MBUSHI KUTITË RAMA, SHQIPTARËT E BRAKTISËN