Bashkia e Shkodrës vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore në territorin e saj. Me një fond 6,7 milion lekë të reja nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, ka nisur dhe po vazhdon puna për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës në Berdicën e Sipërme.
Sipas banorëve të zonës është hera e parë pas 30 vitesh, që investohet në infrastrukturën rrugore

Projekti parashikon asfalt në sipërfaqe 1200 metër katror, kanalizime të ujrave të bardha, bordura 530 metër linear, vepra arti si tombino, kanale kullimi , sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Përfundimi i punimeve lehtëson lëvizshmërinë në këtë rrrugë dhe e përafron më shumë këtë zonë, si pjesë integrale e qytetit të Shkodrës.

 

 

Artikulli paraprak40% E DJEMVE BRAKTISIN FSHATIN DOMEN
Artikulli tjetërPËRROI I OBLIKËS “MBULOHET” NGA BIMËSIA