Përkeqësimi i motit – Sërish reshje, rrëshqitje dherash në disa akse në vend

Vijon gjendja e alarmit në veri të vendit, ku nga reshjet e dendura ka pasur përmbytje të tokave bujqësore dhe dëme në disa banesa dhe bazë materiale për bagëtinë. Problematike mbeten dhe disa akse nacionale si rruga e kombit, ku ka prezencë të hërëpashershme të gurëve, dhe rrëshqitje dherash nga skarpatat. Reshjet dhe erërat e forta që përfshinë qarkun e Kukësit në 24 orët e fundit kanë sjellë rrëshqitje të dherave dhe prurje inertesh nga perrenjtë dhe skarpatet. Si pasojë ka pasur bllokime sporadike të rrugës së kombit dhe akseve rurale. Në qarkun e Kukësit pati probleme më rrugët në njësitë administrative Grykeçajë,Kalis,Bushtricë dhe Malzi, ndërsa akset Bajram Curri-Valbonë dhe Dushaj–Lekbibaj, kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme me prezencë të gurëve, dherave dhe vërshime ujërash. Në qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e borës në lartësit mbi 1 mijë metra. Ndërkohë ka probleme një njësitë administrative Rukaj, Macukull, Xibër, ku si pasojë e shembjes së urave pasarel dhe rrëshqitjeve të dherave, mijëra banorë kanë mbetur të izoluar. Policia raporton se vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 40 vjecarit Xhevahir Ndoj, që u mor dje ujërat e rrëmbyeshme të përroit të fshatit Plan i bardhë. Në qarkun e Durrësit, situatë problematike është në zonën e Fushë Krujës, ku dalja e lumit Zezë ka përmbytur qindra ha tokë bujqësore, ndërsa uji ka hyrë dhe në disa banesa të fshatrave përreth. Në qytetin e Durrësit, uji është tërhequr dhe gjendja është normalizuar në lagjet e ish kënetës, në spitallë, në zonën e plazhit, etj. Në qarkun e Lezhës, situatë është problematike në Tale, ku vërshimi i lumit Mat ka përmbytur tokat bujqësore dhe ka rrethuar banesat. Në Mirditë, bllokimi i Urës së Cekajve ka izoluar qidra banorë të zonës. Në qarkun e Gjirokastrës, nga reshjet intensive ka prezencë gurësh dhe rrëshqitje dherash në disa fshatra të thellë, duke lënë të izoluar banorët. probleme të ngjashme ka edhe në Këlcyrë e Përmet.

Artikulli paraprakJASHTE SHTEPISE SE BARDHE,PERLESHJE MES MBESHTETESVE TE TRUMP DHE CLINTON
Artikulli tjetërDEMTOHET LINJA,PA ENERGJI BIZNESET NE AUTOSTRADE