Dëmtohet linja, pa energji bizneset në autostradë, OSHEE bën kallëzim

Një pjesë e autostradës Tiranë- Durrës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të linjës nga një firmë private gjatë punimeve. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaron se ka kallëzuar në polici përgjegjësit, ndërsa po punohet për riparimin e defektit. “Një fadrome, po punonte për llogari të një kompanie private, e cila duke hapur kanal, dëmtoi fidrin nr 7, duke lëne pa energji elektrike të gjithë zonën, nga mbikalimi i rrugës për në aeroport, deri në Vorë, ku janë të shtrira një pjesë e mirë e biznesevenë autostradë. Aktualisht OSHEE po kryen veprimet proceduriale së bashku me policinë, dhe kryer kallëzimin” thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakPERSERI RESHJE E RRESHQITJE DHERASH NE DISA AKSE NE VEND
Artikulli tjetërMETA:VETINGU TASHME KERKESE E BE PER HAPJEN E NEGOCIATAVE