Thuajse i gjithë territori i Spanjës është përfshirë nga temperatura të larta të cilat kanë thyer rekordin e temperaturave këto 20 vitet e fundit.

Nëntë nga 17 rajonet e vendit janë vënë në alarm portokalli, niveli i dytë më i lartë i mundshëm, ka raportuar Agjencia Meterologjike AEMET e Spanjës.

E mërkura regjistroi temperaturën 41 gradë celcius në Badajoz, në jugperëndim të vendit. Vala e të nxehtit ka sjellë temperatura 7-12 gradë më të larta se mesatarja.

Sipas zëdhënësit të AEMET këto temperatura nuk janë normale për vendin aq më pak që në nisje të sezonit veror.

Autoritetet ukanë bërë thirrje banorëve të shmangin daljet gjatë pikut dhe të konsumojnë sa më shumë ujë. Sipas tyre këto temperatura janë pasojë e ndryshimeve të klimës dhe ngrohjes globale.

Vala e të nxehtit erdhi nga Afrika Veriore dhe është nisur drejt Francës jugperëndimore teksa maji ishte muaji më i nxehtë i Spanjës që nga fillimi i shekullit.

Artikulli paraprakOKB: SHIFRA REKORD TË REFUGJATËVE NË 2021
Artikulli tjetërA DO T’I JEPET KAQ SHPEJT UKRAINËS STATUSI I KANDIDATES NË BE?