Jo të gjithë deputetët e opozitës i dorëzuan sot mandatet në Kryesinë e Kuvendit.

Deri tani kanë dorëzuar kërkesën për lënien e mandatit, 39 deputetë të PD dhe 17 të LSI.

Nga PD nuk i kanë dorëzuar mandatet Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari, ndërsa nga LSI-ja, Lefter Koka.

Fatmir Mediu ndodhet në Vjenë si i dërguar në një takim të OSBE nga opozita.Ndersa Lefter Koka ishte i vetmi qe pait deklaruar dhe me pare se nuk do e linte mandatin e deputetit.

Mes deputeteve qe nuk kane firmosur lenien e mandatit eshte dhe Nard Ndoka i cili eshte deputet i PD ne qarkun e Shkodres.

Artikulli paraprakPRANON VRASJEN E TE ZHDUKURIT, NUK TREGON SHKAKUN
Artikulli tjetërFALSIFIKONTE DOKUMENTET E PAGESAVE PËR PENSIONISTËT, NDALOHET POSTIERI