Ka pranuar në polici se është vrasësi i shokut të tij.

Roland Milo, i arrestuar dje në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës së tij, ka folur para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, ku u transportua dje në mbrëmje.

Thotë se mikun e tij Sokol Rama e vrau, por nuk jep ende detaje mbi arsyet e këtij krimi. Policia krijoi bindje përmes provave të pakundërshtueshme se Milo është autor i vrasjes.

Ju gjet arma tip kallashnikov model 56, me të cilën kreu vrasjen, si dhe rrobat e trupit të viktimës, në të cilat ishin dhe gjurmë të tijat.

Sokol Rama nga Tepelena, rezultonte i zhdukur prej 6 shkurtit, kur ditë më parë u gjet i vrarë brenda në makinën e tij hedhur në humnerë, në malet e Këlcyrës, në zonën e Përmetit.

Tre ditë pasi Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij u zhduk edhe Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit, por që me arrestimin e tij mbrëmjen e djeshme u zbulua të ishte pikërisht vrasësi i shokut.

Artikulli paraprakJANAR, 15 PERSONA HUMBËN JETËN NGA AKSIDENTET RRUGORE, SHUMICA MOSHA TE REJA
Artikulli tjetërPESË DEPUTETË TE OPOZITËS NUK FIRMOSËN DJEGIEN E MANDATIT