5 mjete të reja i shtohen flotës së transportit publik në qytetin e Shkodrës. Duke parë nga afër autobusët e sjellë nga operatori që ofron këtë shërbim, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia kërkoi që së pari në qytet të shtohen linjat e operimit përveç atyre dy ekzistuese, si dhe njëkohësisht të respektohen me rigorozitet oraret e vendosura.

Kryebashkiaku Spahia ishte i prerë në kërkesën ndaj operatorit për të respektuar oraret e shërbimit, por edhe për të koordinuar në zona të caktuar oraret që përkojnë me proçesin mësimor, apo daljet nga puna të punonjësve të fabrikave.

Bashkia Shkodër me synimin për të ndryshuar tërësisht funksionimin e deritanishëm të këtij shërbimi, do të shtojë monitorimet në terren, ndërsa viti 2023 shënon përfundimin e kontratave egzistuese dhe hapjen e garës për linjat e miratuara nga këshilli bashkiak.

 

Artikulli paraprakSARAÇI: PROTESTAT E UNIVERSITETEVE DO TË VIJOJNË
Artikulli tjetërVDES 55-VJEÇARI I DËNUAR NË BURGUN E SHËNKOLLIT NË LEZHË