Pas protestës së një dite më parë punonjësit e universiteteve do të vazhdojnë që të protestojnë. Kryetari i sindikatës së punonjësve të Universitetit të Shkodrës Peter Saraçi u shpreh se protesta ishte e qetë dhe kishte një pjesmarrje të konsiderueshme.

17 tetori nuk do të jetë dita e parë e universitetit shprehet Saraçi por një ditë në të cilën pedagogët do vijojnë protestën e tyre.

Pas protestës së 5 tetorit qeveria nga ana e saj miratoi një rritje prej 7 për qind të pagave në universitete dhe u krijoi mundësinë për një rritje 8 për qind të tjera me fondet e tyre por sërish për sindikatën e universiteteve mbetet e pamjaftueshme.

 

Artikulli paraprak79 RASTE TË KANCERIT TË GJIRIT NË 6 MUAJ NË SHKODËR
Artikulli tjetërPESË MJETE TË REJA PËR TRANSPORTIN PUBLIK NË SHKODËR