Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu pat paralajmëruar në vjeshtë të 2017 se në muajin janar 2018 do arrestohen “peshqit e mëdhenj”. Por kur sot shënohet dita e fundit e janarit, 31 janar, dhe askush nuk është arrestuar nga të cilësuarit “peshq të mëdhenj”, ambasadori amerikan ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Lu drejton pyetjen se ku janë rezultatet e zotimit që bënë politikanët shqiptarë, policët dhe prokurorët kur nisën operacionin “Forca e Ligjit” i asistuar nga BE dhe SHBA. Ambasadori amerikan megjithatë sqaron se ndërkombëtarët kërkojnë rezultate konkrete këtë pranverë. “Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh.

Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”, thuhet në reagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu.

Artikulli paraprakQEVERIA DO I PAGUAJË QIRANË KRYEPROKURORES ARTA MARKU
Artikulli tjetërMARRËVESHJA E DETIT ME GREQINË META:DO VEPROJ SIPAS KUSHTETUTËS