Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se anija Saranda Expres me flamur shqiptar e cila ben linjen Sarande-Korfuz ne oren 16:45 ka pesuar defekt ne sistemin e drejtimit dhe ka dhene sinjalin SOS
Ajo eshte zhvendosur ne afersi te zones se Kisiopit ne veri te ishullit te Korfuzit.Prane anijes Saranda Expres ka shkuar edhe anija tjeter e linjes Sarande -Korfuz, anija REINA 2 per te asistuar apo ndihmuar.
Ne anija ndodhen 27 pasagjere dhe 2 automjete. Kapitenria e Portit Sarande ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit Korfuzit te cilat po dergojne rimorkiatoret per ta terhequr drejt portit Korfuzit.