Aksi Shkodër-Velipojës u përzgjodh nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare që të bëhej objekt i pikturave murale.

Ky aktivitet me disa prej nxënësve të shkollave 9-vjecare të Shkodrës u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor.

Piktura e afishuara në muret anësore të këtij aksi kishin të bashkangjitura edhe skicat.Ishin përzgjedhur tre piktura murale të cilat ishin punime të tre nxënësve të cilët janë shpalluar fitues të tre cmimeve të para paralele nga DRKK Shkodër.

Petrit Bilali specialist pranë DRKK Shkodër u shpreh se qëllimi pse u përzgjodh ky aks ishte ndërthurja dhe impakti që jep kultura në turizëm.

21 Maji është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor si “Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor”, ditë në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e këtij diversiteti dhe të ‘të jetuarit së bashku”.

Ministria e Kulturës ka zgjedhur që këtë ditë t’ua kushtojë minoriteteve, kulturës dhe traditave të tyre.

 

Artikulli paraprakDSHP MERR MASA PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetërSHKODËR, BURGU I SPAÇIT PËRMES EKSPOZITËS