Rreziqet e të organizuarit një turne golfi në Malajzi u dukën qartë gjatë lojës të së premtes.

Një piton 2 metra i gjatë ndërpreu lojën teksa kaloi në mes të fushës në rezortin Klang në Kuala Lumpur. Klubi, që u hap në vitin 1991, ka parë shpesh kafshë të egra të futen brenda tij. Zyrtarët e turit të golfit PGA e dalluan menjëherë gjarprin jo helmues, dhe e larguan nga bari. Përveç dramës së papritur, çdo gjë më pas shkoi si duhej. Pasi gjarpri u neutralizua, sportistët u bënë gati të fillojnë sfidat mes tyre.

Artikulli paraprakPUKË SEKUESTROHEN 213 RRËNJË KANABIS
Artikulli tjetërKONVENTA E PAA, DUKA: AGRARËT, ME GRUP TË TYRE PARLAMENTAR NË 2017