Nga shërbimet e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Pukë

, në zbatim të planit të masave për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe gjatë një pune të pandërprerë në njësinë Administrative Qerret, Pukë është zhvilluar operacioni i radhës anti cannabis. Gjatë këtij operacioni u zhvilluan kontrrolle dhe u arrit që  : •Në një banesë të braktisur në fshatin Kçire u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : *170 bimë të dyshuara narkotike cannabis sattiva në proçes tharje *43 bimë të dyshuara narkotike cannabis sattiva të kultivuara në 2 parcela Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283 e 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakAKTIVITET ARTISTIK ME KRIJIMTARINË E 38 MARTIRËVE
Artikulli tjetërPITONI 2 METRA NDERPRET LOJEN