Privatizimi i Vllaznisë dhe nxjerrja e klubit nga vështirësitë me të cilat është përballur në këto 8-9 vitet e fundit është një nga hapat e parë që do të ndërmarrë kandidati i PS për bashkinë Shkodër Valdrin Pjetri.

Sipas tij është e pafalshme që Vllaznia të jetë në këtë situatë të vështirë.

Përveç klubit të futbollit, kandidati Pjetri në prezantimin e programit të tij për 4 vitet e ardhshme premtoi edhe ndërtimin e një parku olimpik për “Sport Klub Vllaznia”.

Një tjetër premtim i kandidatit Pjetri ishte edhe mbështetja e talenteve të reja në fushën e sportit por edhe artit dhe kulturës për t’i nxitur ata që të bëhen profesionistë dhe të përfaqësojnë qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LAÇ, E REJA GJEN VDEKJEN
Artikulli tjetërPROBLEME ME SHËRBIMIN E URGJENCËS NË KOPLIK