Qendra shëndetësore në qytetin e Koplikut vazhdon të shfaqë problematika sa I takon rasteve emergjente të pacientëve që drejtohen në këtë institucion për të marrë ndihmën e parë pasi nuk ka mjek specialist.

Mjeku I përgjithshëm në këtë institucion Zeqir Duka, tregon se për shkak të shërbimit ambulator stafi I mjekëve detyrohet të stabilizojë gjendjen e pacientit, e më pas ta dërgojë atë për mjekim të specializuar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Mjeku I përgjithshëm Duka tregon se ditët e fundit ëshët bërë inventari I mediakmenteve në qendrën shëndetësore Koplik dhe gjendja paraqitet e stabilizuar për të gjithë pacientët.

Zeqir Duka, mjeku I përgjithshëm tregon se pavarësisht ndryshimit të temperaturave, në këtë qendër shëndetësore nuk është shfaqur asnjë rast me komplikacione shëndetësore për shkak të virozave të stinës.

Artikulli paraprakPJETRI: VLLAZNIA DO PRIVATIZOHET, NDËRTOJMË PARK OLIMPIK
Artikulli tjetërMETA KËRKON SËRISH DIALOG DHE PARALAJMËRON EDHE NDËRKOMBËTARËT: DO MBANI PËRGJEGJËSI