Partia e Lirisë, ka paraqitur pesë amendamente të propozuara për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin. Në propozimet e bëra, theksohen kërkesat për: mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj për studentët, financime për kërkime shkencore, rritja e pagave me 50% brenda dy viteve, rritja e pagës së mësuesve duke nisur nga 1 janari dhe tekstet shkollore falas nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Amendamentet e propozuara nga Partia e Lirisë për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin:

“1 – Mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

2 – Mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.

3 – Rritja e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve.

4 – Rritja e pagave të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe inflacionin e pritshëm.

5 –Pajisja me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX

Artikulli paraprakWMO: SHKRIRJA E AKULLNAJAVE ALPINE TË EVROPËS NË NIVELE ALARMANTE
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI, REAGON RAMA: AUTORITETET E KOSOVËS JANË NË TË DREJTËN E TYRE TË …