Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për situatën në veri të Kosovës. Ai shkruan se “autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë”, ndërsa shton se “mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”!”.

“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG.

Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakPL PROPOZON PESË AMENDAMENTE PËR PROJEKTBUXHETIN E VITIT 2023 PËR ARSIMIN
Artikulli tjetërAGJENDA E SUPERIORES PËSON NDRYSHIME, TRE SFIDA ZHVILLOHEN NË TË NJËJTËN DITË