Dëshira për të veshur fanellat origjinale të kombëtares shqiptare të futbollit dhe pamundësia për t’i blerë për shkak të çmimeve tepër të larta, ka shtyrë disa hajdutë guximtarë t’i sigurojnë në mënyrën e tyre nga dyqani zyrtar i FSHF¬-së në kryeqytet.

Megjithëse, institucioni që drejton futbollin në vendin tonë ka preferuar që të mos flasë rreth kësaj ngjarjeje, nga burimet është mësuar se hajdutët kanë hyrë gjatë natës në ambientet e këtij dyqani te Rruga e Elbasanit, duke përfituar nga pavëmendja e rojeve të objektit. Ata kanë marrë 120 komplete loje origjinale të cilat gjendeshin në dyqan, duke i shkaktuar FSHF-¬së një dëm të përafërt me 9 mijë euro.

Artikulli paraprakINAGUROHET MUZEU DIOQEZAN NË SHKODËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA KA NJË REAGIM PËR DISA LAJME TË PAVËRTETA