Statusi i plotë i Vllaznisë në faqen zyrtare në Facebook:

“REAGIM KF Vllaznia është e detyruar të reagojë në lidhje me shumë lajme të pavërteta që po qarkullojnë ditët e fundit për skuadrën tonë sa i takon merkatos. I fundit ai i ditës së sotme që fliste për një interesim të Vllaznisë për mbrojtesin e Korabit Alvaro Bishaj. Kështu ka ndodhur edhe ditët e mëparshme me emra të tjerë për të cilët nuk ka patur asnjëherë interes nga klubi jonë. U kujtojmë mediave të ndryshme apo dhe menaxherëve të futbollistëve se KF Vllaznia ka në gjirin e saj specialistët e duhur për të përzgjedhur futbollistët që kërkojmë dhe nuk kemi aspak nevojë të na sugjerohen në mënyra të tilla aspak të hijshme. Emri i Vllaznisë nuk mund të përdoret në këtë mënyrë sepse nuk është aspak e moralshme. Ne vërtetë po kërkojmë lojtarë në merkato por kjo nuk do të thotë se dera është e hapur për gjithëfarë lloj sportistësh. Faleminderit për mirekuptimin. KF Vllaznia”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPLAÇKITET DYQANI I FSHF-së, HAJDUTËT MORËN 120 FANELLA TË KOMBËTARES
Artikulli tjetër“EURO 2016”, ITALI-GJERMANI, “PAQE” NË PJESËN E PARË