Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Peshkopi. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, pas një konflikti.
“Shtetasi A.Sh, 33 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin V.K, 32 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar menjëherë dhe forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.