Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kishën e Laçit mbrëmjen e sotme. Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti.

Burimet bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 52-vjeçari A.M.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa 52-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë. Policia po heton ngjarjen.