Plagosja ne Lagjen Kiras ne Shkoder, Policia jep detajet per ngjarjen:

Më datë 04.11.2017, rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultura se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H. B. 20 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar. Shtetasi i lartëpërmendur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në D. V. P. Shkodër Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSHKODËR, ATENTAT 23 VJEÇARIT NË KIRAS
Artikulli tjetërPOLICIA ARRESTON NE KOHE REKORD AUTORIN E PLAGOSJES NE KIRAS