Nje plagosje me armë zjarri eshte regjistruar rreth ores 19:20 në qytetin e Shkodrës.

23 vjecari Hermes Beqiri, eshte qelluar me armë zjarri nga dy shtetas teksa ai po pinte kafe në një lokal në zonë. Menjehere ne vendin e ngjarjes kanë mberritur efektive të policisë së Shkodrës të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjajre të rëndë të regjistruar në Shkodër. Burime pranë vendit të ngjarjes, bejne me dije se Hermes Beqiri, 23 vjec, ka qënë duke pirë kafe në një lokal të zonës kur shtetasit, Elvis Hoxhaj 17 vjec Ditmir Harifi 17 vjec kanë mbërritur me motor në afërsi të lokalit ku po qëndronte 23 vjecari, ku shtetasi Elvis Hoxhaj ka ka qëlluar më armë zjarri kallashnikov në drejtim të 23 vjeçarit Hermes Beqiri.

23 vjecari ka marrë plagë të rënda në bark, dhe është dërguar më urgjencë në spitalin rajonal të shkodrës, nderkohe qe ne oret e par ate mengjesit te së dielës eshte transportuar ne spitalin e traumes në Tiranë . Hermes Beqiri, shtetasi i plagosur mbremjen e se shtunes ne Lagjen Guerrile ne Shkoder, ka qene i arrestuar edhe me pare nga policia e Shkodres. Behet fjale per arrestimin e vitit 2016, ne muajin Maj, kur ky shtetas se bashku me disa persona te tjere eshte arrestuar nga policia e Shkodres nen akuzat e “Vjedhje me dhunë” ,”Vjedhje” dhe “Kuptimi bashkëpunimit”.

Hermes Beqiri, u arrestua se bashku me disa persona te tjere per vjedhje te kryer ne Velipoje ne lokalin e shtetasit me iniciale B.K. Policia e Shkodrës ka ngritur pika kontrolli, dhe ka bërë krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë, ku janë vënë në pranga 3 shtetas, Elvis Hoxhaj, Ditmir Harifi, te dy 17 vjec, nderkohe qe eshte arrestuar edhe shtetasi Bekim Turishta 21 vjec banues në Zogaj nën akuzën e mos kallëzimit te krimit. Policia ka arrestuar në golem dy shtetasit, ku është sekuestruar edhe arma e krimit një automatic kallashnikov si dhe motorcikleta me te cilen autoret u larguan nga vendi ngjarjes.

Artikulli paraprakDENONCIMI: SI SAIMIR TAHIRI PO PËRGATISTE ARRATISJEN
Artikulli tjetërPLAGOSJA NE LAGJEN KIRAS, POLICIA JEP DETAJE