Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 25-vjeçarit Jurgen Ndreca në Mamurras, do të qëndrojë në burg pa afat. Endri Baçuku i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, u njoh me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 21-vjeçari mësohet se ka shfaqur pendese, duke deklaruar se kishte qëlluar në gjaknxehtësi e sipër pas një sherri të çastit. Por pavarësisht pretendimeve të të riut, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin dhe vendosi ndaj tij Endri Baçukut masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja ndodhi mesditën e 8 marsit në qendër të qytetit të Mamurrasit, ku sherri mes dy të rinjve degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Jurgen Ndreca.

25-vjeçari mori një plumb në shpatull dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin brenda pak minutash të autorit të ngjarjes si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e pistoletës së përdorur nga ai.

Artikulli paraprakDËSHPËRIM ME SHIFRA/ 21 MIJË TË RINJ QË DOLËN NGA TREGU I PUNËS, “U ZËVENDËSUAN” NGA 27 MIJË PENSIONISTË NË 2023-IN
Artikulli tjetërPËRFUNDON SEANCA PËR “GËRDECIN”, JA KUR DO TË MBAHET GJYQI I RADHËS! MEDIU NUK PRANOI TË JEPTE DEKLARIM PËR SPAK