Qeveria e Shqipërisë aktualisht po financon hartimin e 26 Planeve të Përgjithshme Vendore, të cilat janë duke u zhvilluar.

Gjithashtu, Projekti i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore është duke ndihmuar 5 Bashki të tjera të krijojnë planet e tyre. Në fjalën e saj, ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni tha se 26 bashkitë duhet të përfundojnë planin vendor brenda korrikut Gjermeni: Është filluar puna për planet vendore për 26 bashki që po mbështeten nga qeveria shqiptare. Me të gjitha bashkitë kemi një marrëdhënie bashkëpunimi. Theksoj bashkëpunimin e 26 bashkive që po punojnë për planet vendore. Shumë shpejt do të kemi strategji territoriale. Qëllimi është që të 26 bashkitë të përfundojnë brenda korrikut planet vendore.Në 5 bashki hartimi i planeve të përgjithshme vendore po realizohet nga asistenca e USAID.

Artikulli paraprakJA KUR DO TË KËNDOJË ENEDA TARIFA, HIDHET SHORTEU I EUROVIZION
Artikulli tjetërHIPOTEKA KTHEHET NË “BUNKER” PËR QYTETARËT