Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim në kryeministri me qytetarë për platformën e bashkëqeverisjes.

Njëri pas tjetrit qytetarët shprehën problemet e tyre dhe pohuan se ato kanë marrë zgjedhje për vetëm pak ditë pasi janë adresuar në portalin shqipëriaqëduam.al.

Teksa prezantoi rastet e zgjidhura, Rama u shpreh se është rritur numri i rasteve të zgjidhura dhe kjo si rezultat i presioneve të ushtruara kanë për qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimit ndaj qytetarëve.

Presioni ka sjellë një ndryshim të madh në administratë. Na vjen shumë mirë po ashtu që në tërësinë e tyre, qytetarët shprehen të kënaqur dhe janë të gatshëm për të ardhur këtu dhe shprehur shqetësimin dhe zgjidhjen që kanë gjetur.

Gjatë bashkëbisedimit, një qytetar ka gjetur zgjidhjen pas adresimit të problemit në platformën e bashkëqeverisjes.

13 vite të humbura për një punë që donte vetëm 10 ditë që të kryhej. Më vjen mirë që informoje edhe publikun që na ndjek që po vihet re një statistike në rritje në rastet e zgjidhura.

Ka fillluar të mbillet në administratë fara e vetëdijes se çdokush që vjen për shërbim mund të të hapë punë nëse nuk ia jep atë shërbim.

Komentit të një qytetari se puna e bërë nuk kishte nevojë për reklame, Rama iu shpreh se kjo ishte një lloj reklame për t’i bërë njerëzit e vetëdijshëm që shumë probleme mund t’i zgjidhin shumë lehtë.

Artikulli paraprakVENDIMI PËR TAHIRIN BRENDA NËNTORIT, KRIMET E RËNDA ADMINISTROJË PUSHIMIN E HETIMEVE NGA ITALIA
Artikulli tjetërKOMANDIMI I LLESHIT PAS REFUZIMIT TË METËS, SORECA: MINISTRIA E BRENDSHME DUHET PLOTËSISHT FUNKSIONALE