Pushuesit qe frekuentojne vijen bregdetare te Lezhes ndjehen serish te pasigurt, kryesisht femijet, pasi mungojne kullat e vrojtimit, dhe rojet e plazhit.

Mjafton nje vezhgim i thjeshte per te konstatuar se siguria mungon edhe kete vere ne Plazhin e Shenginit dhe ate te Tales.

Te shqetesuar shprehen dhe pushuesit per mungesen e rojeve te plazhit. Ato thone se ne kete drejtim nuk eshte bere asgje, ndersa ngrene si shqetesim edhe mungesen e hapesirave publike dhe banjove publike.

Gjoke Caci Administror i Shengjinit shprehet se do te zbatohet me perpikmeri udheri i ministrise se mbrojtjes per kullat e vrojtimit cdo 250 metra sebashku me specialistet perkates per sigurine e pushuesve ne Plazhin e Shengjinit.

Dy dite me pare ne Plazhin e Tales nje i ri i cili po rrezikon te mbytej . Cena permes nje postimi ne Facebook ka shkruar se djalin e kishte pare duke u mbytyr ne det, menjehere ka intervenuar dhe me pas ia ka nxjerre edhe ujin nga stomaku.

Nderkohe raste te ndryshme jane regjistruar teksa shume pushues kane rrezikuar te mbyten e ndersa jane shpetuar nga njerez te rastësishme pasi ne Plazhet e Lezhes jane te pakte Kullat e vrojtimit dhe rojet per te mos dhene qe nuk funksionojne fare.

 

Artikulli paraprakDËSHTON DËGJESA PUBLIKE NË KËSHILLIN BASHKIAK
Artikulli tjetërPELEGRINAZHI NË KISHËN E SHËN NDOUT NË LAÇ