Në Qendrën rinore Arka është zhvilluar takimi i tretë i “Plumbç”.

Si në çdo takim të përmuajshëm edhe kësaj radhe është përzgjedhur një personazh. Shpëtim Selmani është një artist nga Kosova i cili gjatë këtij takimi prezantoi disa nga krijimet e tij ku publiku i pranishëm duket se i përqafoi mësë miri. Shpëtim Selmani është një shkrimtar i cili nuk ka prirjen drejt romantizmin siç mund të jenë edhe shume shkrimtar të tjerë të moshës së tij por ai ka një mënyrë mjaft interesante dhe intensive të të përcjellurit vargjet dhe realitetin e tij.

“Plumbç” ndër të tjera vjen si një organizim i cili synon të inkurajojë të gjithë ata që kanë dëshirë të prezantojnë krijimet e tyre ku edhe lexohen për të pranishmit të cilët janë të gjithë dashamirës të letërsië shqiptare.

Artikulli paraprakREPUBLIKA E ÇAMËRISË, MANIFESTIM NË SHKODËR
Artikulli tjetër“RROFTË” NJË DËSHMI E SË KALUARËS SHQIPTARE