“Rroftë” pikërisht kështu është titulluar ekspozita e kuruar nga Blerta Hoçia që është hapur në Muzeun Kombëtarë të Fotografisë “Marubi .

Kjo ekspozitë kërkon të nxjerrë në pah një përbërës kaq të rëndësishëm në zhvillimin e historisë së çdo shoqërie, por ndoshta gjithmonë të lënë në hije: masat, turmat. Materiali i kësaj ekspozite nuk ofron një studim mbi formimet e turmës, por vjen më shumë si një dëshirë për ta vështruar atë, për t’u përballur me faktin që ajo është dhe ekziston si e tillë.

Ekspozita “Rroftë” do të jetë e hapur deri në muajin shtatror 2017, ku të gjithë artëdashësit që kanë dëshirë të njihen me këtë ekspozitë do të kenë mundësinë ta shohin në Muzeun Kombëtarë të Fotografisë “Marubi” .

Artikulli paraprakPLUMBÇ, STILI I VEÇANTË I SHKRIMTARIT KOSOVAR
Artikulli tjetër70 VJETORI I FILATELISË, EKSPOZITË NË “OSO KUKA”