Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit thotë se ka nisur një aksion për monitorimin e pikave të mbushjes me gaz nëse plotësojnë ose jo kushtet teknike ne qytetin e Shkodres.

Inspektori i Parandalimit nga Zjarret Gazmend Mucmeraj u shpreh se subjektet janë sensibilizuar duke rritur standardet e përmirësimit të kushteve të tregtimit , ku sipas tij është eleminuar mbushja e tyre nepër pikat ambulante

Sipas Mucmeraj qytetarët kur gatuajnë me gaz duhet të jenë sa më të kujdesshëm sepse në shumicën e rasteve banesat digjen nga pakujdesia e tyre dhe jo si shkak i vjetrësisë së bombolave

Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit do të vijojë kontrollet për të shmangur rastet e përsëritura të zjarreve në banesa dhe ambiente të tjera, që kanë si shkak gjendjen e papranueshme teknike të bombolave të gazit.

 

Artikulli paraprakKECQ: PËRKEQËSOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE
Artikulli tjetërEMERGJENCAT E BASHKISË SHKODËR NË GATISHMËRI