Drejtoria e Emergjencave Civile ne bashkinë Shkodër pasi ka analizuar situatën nga përmbytjet në zonën e nënshkodrës ka hartuar një plan masash dhe për këtë plan janë vënë në funksion të gjitha mjetet e specializuara qe kjo drejtori disponon.

Kreu i kësaj drejtorie Ridvan Bushati shprehet se efektivet e repartit zjarrfikes te trajnuar dhe certifikuar nga bashkimi europian kane arritur te shpetojne nje biznes me bime dekorative me vlere rreth 500 mije euro në fshatin Dajc .

Ky repart eshte i angazhuar 24 orë në ndihmë të banorëvë të përmbytur por situata sa vjen e rëndohet duke e bërë të vështirë punën për efektivet e repartit zjarrfikës

Në vijim të procesit të modernizimit, Shërbimi Zjarrfikës i Shkodrës është pajisur me bazë të re materiale, si uniforma, fikëse zjarri dhe mjete ndihmëse, të cilat do të lehtësojnë punën për menaxhimin e situatave emergjente që mund të shfaqen në të ardhmen.

 

 

Artikulli paraprakPMNZSH MONITORIM NË PIKAT E GAZIT
Artikulli tjetërSHKODËR, MIJËRA HA TOKË TË PËRMBYTURA