Arjola Zadrima është fituesja e edicionit të 9 të Festivalit të Poezisë së pa Botueme të organizuar në qytetin e Shkodrës.

Mes dhjetëra pjesëmarrësve nga Shqipëria dhe Kosova u shpërndanë gjithashtu edhe çmimi i 2 dhe i 3 i jurisë së poetëve. Mes të tjerash, u ndanë 3 çmime të melodisë poetike, 3 çmime të dhëna nga juria e medias si dhe 3 poezi të tjera u vlerësuan nga aktorët sa i përket interpretimit.

Festival i Poezisë së Pabotueme vjen nën kujdesjen e organizatës Eko Mendje, konkurrim i cili vë në garë poetë dhe tekstshkrues nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Artikulli paraprak15 OPERATORË PËR TË VETËPUNËSUARIT NË BUJQËSI
Artikulli tjetërCUNGU: S’KEMI PJEKURINË E DUHUR PËR TË MENAXHUAR LOJËN