Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe studentëve gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se dhuna ndaj protestuesve është ushtruar me urdhër të tij. Në një deklaratë, Berisha e cilësoi ndërhyrjen e policisë si “dhunë të egër barbare”, ndërsa vlerësoi reagimin e Universitetit të Tiranës dhe vendimin e fakulteteve për t’iu bashkuar protestës përmes grevës së përgjithshme.

“Dhunë e egër barbare të urdhëruar nga Rama dhe vasali i tij Demo, Universiteti i Tiranës iu përgjigj në mënyrën më dinjitoze e të vendosur, me grevën e përgjithshme të fakulteteve. Në orën 10:00 të mëngjesit studentët kanë mbushur rrugën e Durrësit dhe po qëndrojmë me vendosmëri epike. Janë në spitale disa demostrues që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale, si të ishin kafshë të egra i thyen këmbën protestuesit, thyerje që mund t’i kushtonte jetën sepse nëse arteria do të çahej nga kocka, nuk mund t’i jepnin asnjë lloj ndihme.

Rama në vend të dorëheqjes kërkon t’u servirë studentëve shkarkimin e Hitës apo ndonjë tjetri në një kohë kur ai qëndron vetë direkt prapa urdhrit. PD ka mbështetur me të gjithë potencialin dhe do të mbështesë protestën studentore. U bëj thirrje qytetarëve dhe demokratëve të lënë çdo gjë e të bashkohet në këto momente historike për të mbështetur fuqimisht studentët dhe protestën e tyre. Ju bëj thirrje të gjithë pedagogëve”, tha ai.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVIJON PROTESTA, STUDENTËT BOJKOT NË DISA FAKULTETE! MARSHIM DREJT MINISTRISË SË ARSIMIT
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E SHPENDËVE SHTEGTARË