Polici kufitar masakron 59-vjeçarin

Polici i kufirit në Korçë, Gjergji Gjorgji ka masakruar 59 vjeçarin Ilir Terolli. Ngjarja ka ndodhur në 18 nëntor, por megjithë denoncimin në polici dhe prokurori ende nuk është marrë asnjë masë ndaj policit i cili vijon ende punë në pikën e kalimit të kufirit, në Goricë. NGJARJA Në 18 nëntor, 59 vjeçari Terolli, i shoqëruar edhe nga persona të tjerë, në një kafenë në qytetin e Kosturit në Greqisë, ka dashur të paguajë kafen e bashkëshortes së policit dhe të një shoqe të saj, meqe prej 15 vjetesh njihej me bashkëshortin e saj. Terolli në një prononcim për “Mozaik Media” tregon se “disa ditë me pas u takova rastësisht me policin Gjorgji, të cilin e njihja prej 15 vjetësh. U habita kur m’u drejtua sikur unë paskam dashur të bëhesha ‘hamshori’ i gruas së tij. Më pas më goditi me grusht në sy, më shtriu përtokë dhe me këpucë më godiste në fytyrë. Rashë pa ndjenja dhe u zgjova në spital. Hundën e kisha të thyer, kisha plagë, por më kryesorja është se kam humbur gjysmën e shikimit të njërit sy”, ka rrëfyer 59 vjeçari Ilir Terolli, i masakruar egërsisht nga polici i kufirit. DENONCIMI Nga ambjentet e spitalit të Korçës, familjarët e Terollit kanë bërë denoncimin në polici. Por edhe pse në ambjentet e spitalin e kanë vizituar mjeku ligjor, kryeinspektori i SHKB¬së rajonale edhe Prokurori asnjë masë nuk është marrë ndaj policit Gjorgji. Mjeku ligjor dëmtimet i ka klasifikuar si rrahje me pasoja të lehta ndërkohë që mësohet se inspektori i SHKB¬së e ka lënë dosjen të flejë, duke mos e përcjellë tek eproret e tij, ndërsa prokurori, Ilia Bano është shprehur se po e heton ende ngjarjen.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NË KUÇOVË, MAKINA PËRPLAS KËMBËSOREN
Artikulli tjetër“TURISTI” SHQIPTAR ARRESTOHET ME 70 MIJË EURO KOKAINË