Shkodër

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi

Më datë 11.05.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar u bë kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar i shtetasit:

Artur Ahmeti, 37 vjeç, banues në Barbullush, Vau i Dejës.

Ndalimi i shtetasit Artur Ahmeti, u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila e ka shpallur person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali, pasi Gjykata e Apelit Torino/Itali, me vendim nr. SIEP 515/2009, datë 11.11.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” të parashikuara nga nenet 110, 385 të Kodit Penal Italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakINTEGRIMI, MINISTRI GJERMAN NË TIRANË: OPOZITA TË MARRË PËRGJEGJËSI, THELLONI REFORMAT
Artikulli tjetërMINISTRI I PD RRËZON PD: NUK KA KËRKESË PËR EKSTRADIMIN E VËLLAIT TË XHAFAJT