Policia e Shtetit feston sot 110 vjetorin e themelimit të saj. Ashtu si në të gjitha drejtoritë, në policinë vendore të Shkodrës u kremtua kjo datë e rëndësishme e 110 vjetorit të policisë së shtetit.

Në fjalën e tij drejtori i policisë vendore të Shkodrës Ervin Hodaj deklaroi se sfida ishin të mëdha gjatë vitit që lëmë pas por po ashtu lufta ndaj krimit mbetet prioritet edhe gjatë këtij viti.

Drejtori Hodaj përkujtoi me nderim policët e rënë në detyrë ndërsa në emër të këtyre familjeve dha një mesazh djali i një polici të vrarë në Shkodër.

Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni u shpreh se policia duhet të vijojë të garantojë luftën ndaj krimit të organizuar.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Tonin Dedaj tha se ajo që kërkohet nga policia është më shumë siguri, rend e qetësi në të ardhmen.

Të pranishëm në 110 vjetorin e policisë së shtetit ishin edhe autoritete të tjera vendore, ish drejtues dhe ish efektivë të policisë.

 

Artikulli paraprakMJEKJA: GRIPI SEZONAL NDRYSHON NGA COVID, TESTOHUNI
Artikulli tjetërSHPËRTHIM TRITOLI NË BANESËN E SHEFIT TË KRIMEVE