Polica e Shtetit ka dhënë detaje për vrasjen e 35-vjeçarit në Kodër Kamëz.

Sipas policisë 35-vjeçari me inicialet C.K., banues në lagjen nr.1 Bathore është gjetur në në Kodër Kamëz në rrugën ‘Nikoll Vatnikaj’, dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda një automjeti me targa të huaja.

Sakaq është rrethuar e gjithë zona për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Artikulli paraprakPJESË E ALBUMIT MË TË RI, CAPITAL T ZBULON NJË TJETËR SUPER BASHKËPUNIMIN
Artikulli tjetërDJ DAGZ “THUMBOI” BENIADËN DHE “PARALAJMËRON” EINXHEL SHKIRËN: NËSE E BËN…