9 maji shënon Ditën e Europës e vendosur nga Bashkimi Europian në përkujtim të Deklaratës Schumanit. Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.  Dita e Europës është përshëndetur nga presidenti i vendit Ilir Meta.

“Në të gjithë këto vite tranzicioni kemi patur mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ta realizuar aspiratën e Studentëve të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”, por për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa. Kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre”-shkrruan ndër të tjera presidenti Meta.

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Europës me një video ku tregohet se si BE funksionin si një organizatë bashkëpunuese mes vendesh dhe mbështetëse për njëri-tjetrin.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar Ditën e Europës, duke shprehur besimin se e ardhmja e Shqipërisë dhe rajonit do të jetë në Europë dhe se nuk do të kompromentohen në asnjë lloj skenari. Me një videomesazh, Xhaçka shprehet se rrugëtimi i BE në këto 7 dekada, nuk ka qenë një fushë me lule dhe se projekti politik i Unionit është endur mes skepticizmit dhe europeizmit. Xhaçka shprehet se Shqipëria ka të gjithë vullnetin politik për të punuar për integrimin në BE.

Artikulli paraprakSHKODËR, LOJA “E DREJTA MBI QYTETIN” BËN BASHKË TË RINJTË
Artikulli tjetërMERR FUND “UDHËTIMI” I RAKETËS KINEZE