Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe përcjellja e vlerave të saj te brezat e rinj ishin në fokus të ekspozitës “Porta e Kohës”, e hapur në Galerinë e Arteve në Shkodër. Në këtë aktivitet janë bërë bashkë Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Shkodrës, Beratit dhe Korçës, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e ruajtjes, dokumentimit dhe promovimit të vlerave historike e artistike.

Drejtori i Galerisë së Arteve, Fatmir Juka, e vlerëson ekspozitën si një dëshmi të lidhjes mes artit të hershëm dhe krijimtarisë së sotme.

Nga ana tjetër, drejtori i DRTK-së Shkodër, Petrit Bilali, thekson se ekspozita mbart jo vetëm vlera artistike, por edhe rëndësi shkencore në njohjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Ndërsa arkitekti Andi Papastefani vë theksin te përfshirja e brezit të ri, duke e konsideruar atë të rëndësishme edhe për përmirësimin e cilësisë së proceseve restauruese.

Ekspozita “Porta e Kohës” është realizuar nga Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Shkodrës, Beratit dhe Korçës, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPEMËT RREZIKOJNË BANORËT, KËRKOHET NDËRHYRJE
Artikulli tjetër“BUXHETI I VJEDHJES”, BERISHA AKUZA NË KUVEND: ME PAKETËN FISKALE DO TË RRISNI TAKSAT DHE ÇMIMET PËR SHQIPTARËT