
Pemët janë kthyer në një shqetësim për banorët e lagjes “Manush Alimani”, në zonën e Xhabijes në Shkodër, veçanërisht gjatë ditëve me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë.
Një pemë është rrëzuar, duke rrezikuar të bjerë mbi automjetet e parkuara pranë saj.
Banorët shprehin shqetësimin se një situatë e tillë mund të përsëritet, duke rrezikuar jo vetëm dëme materiale, por edhe jetën e kalimtarëve.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për kontrollin dhe mirëmbajtjen e pemëve që paraqesin rrezik, përpara se të ndodhë ndonjë ngjarje me pasoja më të rënda.
Rreziku mbetet i pranishëm për banorët e zonës, të cilët kërkojnë masa parandaluese, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten, veçanërisht gjatë ditëve me mot të keq.


