Ashtu siç pritej ish-futbollisti i Vllaznisë Antonio Marku do të jetë pjesë e kampionatit kosovar të futbollit. Shkodrani tashmë edhe zyrtarisht ka firmosur për skuadrën e Drenicës në Kosovë duke u larguar përfundimisht nga Shkodra të paktën për këtë sezon futbollistik.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë mbrojtësi Marku në faqen e tij i cili falenderon skuadrën kosovare për besimin dhe po ashtu edhe nga klubi i futbollit Drenica. Bashkë me Marku me Drenicën ka firmosur edhe lojtari tjetër nga Shqipëria Mikel Kaloshi. Ja se çfarë shkruan klubi kosovar pas firmosjes me këta dy futbollistë.

“Kaloshi e Marku, përforcimet e orëve të fundit te Drenica! Në ditën e fundit të merkatos, klubi ka përforcuar radhët me dy ardhje nga Shqipëria. Fjala është për portierin 26 vjeçar, Mikel Kaloshi i cili së fundmi u paraqit për KF Tomorin nga Berati. Portieri Kaloshi bëri karrierë edhe te Bylisi, Lushnja e Shkumbini, kurse ishte pjesë edhe e kombëtarës U19 të Shqiperisë.

Po ashtu klubi marrëveshje ka arritur edhe me mbrojtësin, Antonio Marku, i cili është produkt i Akademisë së Vllaznisë nga Shkodra, aty ku është paraqitur edhe sezonin e fundit. Ky i fundit ka luajtur me parë edhe për skuadrat si , Dinamo, Laçi dhe Kukësi. Marku ka qenë edhe pjesë e kombtarës së Shqiperisë në grupmoshat U17, U19, U21. Të dy futbollitët kanë firmosur kontrata një vjeçare me klubin. Ekipi tashmë është gati për ndeshjen e parë ndaj Feronikelit!”

Ndërsa Marku i dha lamtumirën Vllaznisë, kuqeblutë pas brazilianit Emerson, Vllaznia pasditen e djeshme ka zyrtarizuar një tjetër futbollist si pjesë të saj për sezonin e ri. Bëhet fjalë për portierin Ted Laço i cili ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin Vllaznia dhe nga dita e sotme është në dispozicion të stafit teknik. Lajmi bëhet i ditur edhe nga vetë klubi Vllaznia ndërsa thuhet se Laço është 24 vjeç dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa skuadra, në fund me Dinamon në sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë.

Në këtë mënyrë, merkatoja për portën mbyllet këtu, bën të ditur klubi Vllaznia sepse ashtu siç pat deklaruar trajneri Jonuz, Vllaznia kishte nevojë edhe për një portier të tretë. Në këtë mënyrë, Laço bashkë me Sherrin dhe Qarrin pritet të jenë garancia e skuadrës në prapavijë. Pak orë para firmosjes me portierin Laço,

Vllaznia mori edhe sulmuesin Brazilian Emerson duke u munduar që të plotësojë kërkesat e trajnerit Jonuz. Kuqebluve i kanë mbetur edhe pak ditë në dispozicion për t’u plotësuar tërësisht duke qenë se Superliga javën e parë do ta ketë me 24 gusht.

Artikulli paraprakPUNONJËSIT E ISH-FABRIKËS SË DUHANIT MARRIN PAGAT
Artikulli tjetërPD SHKODËR KUNDËR KËSHILLIT TË RI BASHKIAK