Rreth 300 qytetarë deri më tani kanë marrë të tre dozat e vaksinës në qendrën shëndetësore Postribë, pjesë e bashkisë Shkodër. Dan Rrahi kryevaksinatori në këtë qendër shëndetësore shprehet se gjatë muajit dhjetor është rritur interesi i qytetarëve të cilët duan të vaksinohen.

Paralelisht me vaksinimet në qendrën shëndetësore të Postribës kryhen edhe testet ndaj COVID-19. Nga rreth 15 tamponë, 12 prej tyre rezultojnë pozitv shprehet kryevaksinatori….

Në fillim të muajit dhjetor nisi aplikimi i dozës së tretë të vaksinës për të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç e lart. Ministria e Shëndetësisë dha njoftimin se të gjithë personat të cilët kanë kryer dozën e dytë të vaksinës 6 muaj më parë tani mund të kryejnë edhe dozën e tretë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PENSIONISTËT: ÇMIM I NGROHJES I PA PËRBALLUESHËM (VIDEO)
Artikulli tjetërSHKODËR, “KONCERTI I KRISHTLINDJEVE 2021” (VIDEO)