Në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë jetojnë rreth 60 familje të cilat përballen çdo ditë me varfërinë dhe kushtet e vështira të jetesës. Tashmë, rregullat e reja të vetëziolimit e kanë bërë edhe më të vështirë sigurimin e produkteve ushqimore.

Kryeplaku Bajram Milani bën të ditur se pjesa më e madhe e këtyre familjeve nuk e përballojnë jetesën.

Edhe në fshatin Domen, ashtu si në shumë zona, sigurimi i ushqimeve apo produkteve të tjera industriale është një problem serioz gjatë këtyre ditëve të izolimit.

Artikulli paraprakPOLICIA PENGON PUNONJËSIT QË U LEJOHET TË PUNOJNË
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRKUJTOHET MASAKRA E 2 PRILLIT 1991