29 vite më parë në 2 prill të vitit 1991 në Shkodër mbetën martirë të demokracisë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanku, të ekzekutuar nga regjimi monist i kohës. Sot pas sot 29 vitesh edhe pse po kalojmë ditë të vështira kjo ngjarje ndër më të rëndësishmet të asaj periudhe që solli rrëzimin e bishës komuniste u përkujtua me një ceremoni normalisht më modeste se vitet e kaluara duke shmangur grumbullimin e tepërt.

Kryetari i shoqatës 2 prilli 1991, Haris Murana përkujtoi sakrificën dhe nderoi katër martirët që e lanë me gjak atë vend.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli edhe në emër të kreut të PD Lulzim Basha vlerësoi këtë datë të rëndësishme për Shkodrën dhe Shqipërinë.

Në memorialin në qendër të qytetit të Shkodrës, drejtues vendore, të shoqatës dhe familjar vendosën kurora me lule në nderim të veprës të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut të cilët u vranë në lule të rinisë në atë demostratë e cila ishte një nga pikënisjet e ndryshimit të madh politik.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, 60 FAMILJE NË VËSHTIRËSI PËR USHQIME
Artikulli tjetër“MË KANË ARRESTUAR NJË HERË NË BOLONJA”, ISH-MINISTRI: RAMA DUHET TË ISHTE NËN HETIM DHE JO NË DETYRË! KAJMAKU S’KA BËRË ASGJË MË SHUMË