Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.Në këtë kuadër, që prej fillimit të muajit shtator po vijon operacioni i përbashkët i koduar “Alpet” mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit Qarku Shkodër.

Si rezultat i operacionit janë identifikuar persona që kryenin prerje të pyejeve dhe transportonin lëndë drusore. Gjatë operacionit janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person. Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri.

Më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, janë sekuestruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të Inspektoriatiti Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe.

Artikulli paraprakSHKODËR, 42-VJEÇARI GJENDET I VDEKUR NË DYQANIN E TIJ
Artikulli tjetërSHKODËR, JAVA BOTËRORE GJUHËS ITALIANE