Një person është gjetur i vdekur në aksin rrugor Shkodër-Bushat, në zonën e Melgushës.Viktima është identifikuar si Arben Shijaku 42 vjec nga fshati Melgushë. Ai u gjet i vdekur rreth orës 11 e 30 minuta të paradites të kësaj të Enjte brenda biznesit të tij ku shiste lule dekorative, ndërkohë ngjitur me biznesin e tij bashkëshortja kishte një dyqan parukerie.

Policia e Shkodrës bën të ditur se ka marrë informacion rreth orës 11.55 minuta se në në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete një shetas. Menjëhere drejt vendit të ngajrjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe bashkë më një autoambulancë. Sipas grupit hetimor nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e 42-vjeçarit.

Grupi hetimor ka gjetur një çifte pranë trupit te viktimës, ndërsa policia po heton nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo vrasje, fakt që do konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.Gjithashtu burimet thanë se pranë trupit të pajetë është gjetur edhe një tavull me disa bishta cingareje që ishin konsumuar nga 42-vjecari përpara sa ai të ndërronte jetë.